Berlin, 17 qershor 2023 – Ministrja gjermane e punëve të jashtme, Analenna Baerbock, u ka bërë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të shtendosin situatën e krijuar kohët e fundit në zonën kufitare mes dy vendeve.
„Ne kërkojmë të dyja palët që të bëjnë menjëherë ç‘është e mundur për të shtendosur situatën“, tha Baerbock në një takimi me homologun e saj nga Bosnja-Hercegovina, Dino Konakoviq, të premten, në Berlin.
“Një nga hapat e para është lirimi i menjëhershëm i policëve nga Kosova”, tha ajo, transmeton DW.
Baerbock tha se qeveritë e të dy vendeve duhet ta bëjnë këtë për qytetaret e tyre.
“Ky nuk është detyrim ndaj Brukselit apo Berlinit, por ndaj njerëzve të të dy vendeve”, tha ajo.
Lirimin e menjehershem të policëve kosovarë e kanë kërkuar edhe përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Quintit.
Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, tha se përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë do t’i ftojë javën e ardhshme në Bruksel, në një “takim urgjent për menaxhim të krizave”.
(r.m.)