Bajrami: Sot në Paris testohet Neni 4 i Marrëveshjes për normalizim mes Kosovës e Serbisë

Bruksel, 27 mars 2024 – Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka thënë se në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës që do të mbahet sot në Paris do të jetë test për Nenin 4 të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”.

Në këtë mbledhje do të hidhet në votim raporti i raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis, e cila ka rekomanduar pranim,in e Kosovës në këtë organizatë.

“Sot, në Paris, Neni 4 i “Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”, e sponsorizuar nga BE-ja, do të jetë në provë. Në mbrëmje, do të dimë nëse ka një Marrëveshje apo jo. Siç do të kishte thënë Cervantes: “Provimi i pudingut është në të ngrënë”, ka shkruar ambasadori Bajrami.

Bajrami e ka publikuar Nenin 4 të marrëveshjes, ku thuhet se Serbia nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

(r.m.)