Kryetari i Grupit Parlamentar të Prtisë Socialiste Taulant Balla priti sot në Kuvendin e Shqipërisë një përfaqësi të shqiptarëve të Ukrainës, të cilët kanë ditur të ruajnë dhe mbrojnë gjuhën, kulturën dhe traditat shqiptare.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Qeveria Rama dhe Kuvendi i Shqipërisë do të vazhdojnë t’i kushtojnë një vëmendje të veçantë diasporës shqiptare, kudo në botë.
Postimi i Taulant Ballës:
Mikprita sot në Kuvendin e Shqipërisë një përfaqësi të shqiptarëve të Ukrahinës, të cilët kanë ditur të ruajnë dhe mbrojnë gjuhën, kulturën dhe traditat shqiptare. Qeveria Rama dhe Kuvendi i Shqipërisë do të vazhdojnë t’i kushtojnë një vëmendje të veçantë diasporës shqiptare, kudo në botë.
#osamiremeqenshqiptar