Për ish-deputetin demokrat Klevis Balliu shpallja e Berishës non grata nga departamenti i shtetit amerikan është një vendim absurd.
Në një intervistë në RTV Ora, Balliu tha se ai është shpallur non grata për shkak të lobimit të përfaqësuesit të së keqes që është Xhorxh Soros që shkatërroi në vendin tonë sistemin e drejtësisë.
Balliu: Për mua shpallja e Berishës non grata nga SBA-të është një vendim absurd. Çdo hap që na ka afruar me SHBA-të dhe BE-në ka qenë një hap i hedhur falë Berishës. Ai është shpallur non grata për shkak të lobimit të përfaqësuesit të së keqes që është Xhorxh Soros që shkatërroi në vendin tonë sistemin e drejtësisë dhe që ka krijuar një shoqëri civile që është si grup seksion i PS-së. Se këtu gruaja e ministrit të Brendshëm vendos për dosjet e shqiptarëve në Gjykatë.
Këtë gjë e ka shpjeguar më së miri, sekretari në hije i shtetit amerikan Richard Grenell. Ndarja e Kosovës nuk u bë gjatë administratës Trump. Këtu çështja është se ajo gjë do të zgjidhet nga Bersha në gjykatë. Nuk habitem nga urrejtja që ka Soros për Berishën sepse ai është një simbol i së djathtës në vendin tonë.