Balluku: Më 2030, Shqipëria do të jetë shembull në Evropë për energji të rinovueshme

Nju Jork, 18 korrik 2023 – Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka njoftuarr se ndodhet në Nju York, ku po merr pjesë një takim të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ku diskuutohet për zhvillimin e qëndrueshëm.

Balluku, në një video-adresim për publikun, ka thënë se në fokus të këtij takimi kanë qenë samiti që do të mbahet në muajin shtator dhe objektivat për rritjen e kapaciteteve prodhuese të energjisë së ripërtëritshme deri në vitin 2030.

Sipas saj, qeveria shqiptare ka punuar shumë për shtimin e kapaciteteve për prodhimin e energjisë së ripërtëritshme dhe synon që në vitin 2030 Shqipëria të jetë shembull jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë.

“Jam në selinë e Kombeve të Bashkuara ku është zhvilluar takimi i nivelit të lartë politik përsa i përket objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm. Një takim që parapërgatit atë që do të ndodhë në samitin e shtatorit që të gjithë vendet do të ulen për të folur për një udhërrëfyes që do të shërbejë për të ardhmen dhe targetet e vendosura në agjendën e vitit 2030. Qeveria shqiptare dhe parlamenti kanë folur shumë në lidhje me këtë agjendë dhe janë fokusuar në këtë target ku ne kemi përdorur 42% të energjisë së rinovueshmne dhe për vitin 2030 ne kemi vendosur që ky target të jetë 54 % duke e bërë vendin tonë një shembull për t’u marrë jo vetëm për Ballkanin, por edhe në Evropë”, ka thënë Balluku.

(r.m.)