Balluku në takim me Escobarin: Qeveria shqiptare është koshiente për rolin që duhet të luajë në rajon

Tiranë, 15 korrik 2023 – Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka bërë të ditur se në Departamentin amrikan të Shtetit, në Uashington,  është takuar me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në një postim në rrjetet sociale, Balluku shkruan se me z. Escobar kanë diskutuar “për një sërë çështjesh kritike për rajonin, për aktualitetin e ditëve të fundit dhe mbi të gjitha për rolin e rëndësishëm që Shqipëria dhe Kryeministri Rama po luajnë në këto momente vendimtare”.

Ajo ka thënë se Escobar dhe skuadra e tij “janë të gatshëm të ndihmojnë në zgjidhjen e situatave dhe mbarëvatjen e reformave dhe proceseve jetësore për vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Balluku ka thënë se z. Escobar e ka siguruar se Qeveria e Shqipërisë është “koshiente për rolin e rëndësishëm që duhet të luajë në rajon”.

Postimi i plotë:

Uashington- Në Departamentin e Shtetit takova Gabriel Escobar, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, ku diskutuam për një sërë çështjesh kritike për rajonin, për aktualitetin e ditëve të fundit dhe mbi të gjitha për rolin e rëndësishëm që Shqipëria dhe Kryeministri Rama po luajnë në këto momente vendimtare. Escobar mbetet një nga njohësit më të mirë të rajonit pranë Departamentit të Shtetit. Ai dhe skuadra e tij janë të gatshëm të ndihmojnë në zgjidhjen e situatave dhe mbarëvatjen e reformave dhe proceseve jetësore për vendet e Ballkanit Perëndimor. E sigurova që Qeveria Shqiptare është e fokusuar plotësisht për përmbushjen e angazhimeve të marra dhe mbi të gjitha jemi koshient për rolin e rëndësishëm që duhet të luajmë në rajon dhe shembullin e mirë që duhet të japim.

(r.m.)