Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu bisedon me kryetarin e partisë Fryma e Re Demokratike, ish-presidentin Bamir Topi
Ambasadori i i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu deklaroi se shqiptarët etnikë i kanë sytë nga Tirana dhe se është me rëndësi që dialogu Prishtinë-Beograd të mbahet në drejtim pozitiv. Për ambasadorin, Arvizu nuk bën që në klimën zgjedhore të ketë shpërqëndrim me retorikë nacionaliste që dëmton integrimin.
Ambasadori amerikan bisedoi me kryetarin e partisë Fryma e Re Demokratike, ish-presidentin Bamir Topi: “Nga të gjitha pjesët e lëvizshme, më kritikja dhe më e rëndësishmja është dialogu Prishtinë-Beograd, që duhet mbajtur në drejtimin pozitiv. Qartazi për njerëzit në Shqipëri ka vërtet interes shumë të madh për mirqënien e shqiptarëve, qoftë nëse ata jetojnë në Kosovë, Maqedoni, në Preshevë, në Malin e Zi. Por, përkundër kësaj, shqiptarët etnikë që jetojnë në këto hapësirave, shohin drejt Tiranës, shohin te qeveria, shohin te kryetarët politikë për drejtim dhe udhëheqje, prandaj është absolutisht kritike që të ndodhë integrimi i Ballkanit Perëndimor, të këtij projekti që ne të gjithë e mbështesim. Prandaj, është e rëndësishme t’i rezistohet tundimit që të përfshihen në retorikë nacionaliste, veçmas në klimën zgjedhore”.
Zoti Arvizu ritheksoi se “Shtetet e Bashkuara mbështesin anëtarësimin euroatlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor”: Ndaj është absolutisht kritike që tendos integrimin e Ballkanit Perëndimor të këtij projekti që ne të gjithë e mbështesim nga qeveria”.
Duke u nisur nga këto zhvillime, zoti Arvizu përsëriti se duhet që në këtë mënyrë të ketë drejtim pozitiv nga qeveria, por gjithashtu edhe nga drejtues të tjerë.
“Prandaj nga udhëheqësia është e rëndësishme të mund t’i rezistohet tundimit që të përfshihen në retorikë nacionaliste, veçanërisht në klimën e zgjedhjeve, pasi kjo vetëm shërben se mund të shpërqëndrohemi nga qëllime më të rëndësishme, që janë qëllime që të gjithë shqiptarët i bashkëndajnë”-shtoi ambasadori amerikan.
Ish-presidenti Topi vërejti nevojën e përfshirjes së Luginës së Preshevës në bisedimet Kosovë-Serbi: “Në kuadrin e dialogut Prishtinë-Beograd duhet të futet si çështje edhe fati dhe sjelljet dhe standardet e Serbisë ndaj qytetarëve shqiptarëve të Preshevës”.
Sipas zotit Topi, duke qenë se diplomacia është arti i artikulimit të politikave të mençura, duhet që komunikimi ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë të mos ndërrpitet. Ish-presidenti shtoi se ndërprerja e komunikimit “nuk i shërben asgjëje”: “Do të inkuraroja nga një pozicion qoftë politik, qoftë si ish-president, se qeveria shqiptare duhet të vazhdojë komunikimin me qeverinë serbe. Gjërat duhet të shtrohen dhe të diskutohen”.
Zoti Topi shtoi se rotacioni politik në Shqipëri është i nevojshëm dhe se në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, duhet që të mos ketë paragjykime dhe të respektohet vota e çdo shtetasi. “Të respektohet së pari vota e çdo shqiptari, që të mos ketë paragjykime për deformimin e votës, sepse boll është deformuar nëpërmjet Kodit Zgjedhor”-tha ish-presidenti Topi.