Bandat shqiptare ndihmojnë kriminelët të arratisen nga Anglia

Londër, 5 gusht 2023 – Trafikantët shqiptarë të qenieve njerëzore janë kthyer sërish në qendër të vëmendjes së autoriteteve britanike.

Sipas raportimeve nga mediat britanike, shqiptarët që kryejnë transportet e njerëzve po përfitojnë para dy herë, një herë duke sjellë emigrantë të paligjshëm në Britani e me pas duke ndihmuar kriminelët e kërkuar, përfshirë edhe vrasësit, të arratisen përmes kanalit të La Manshit.

Në një artikulli të “Daily Mail”, thuhet se “shqiptarët po reklamojnë me paturpësi udhëtime emergjente me kamionëve për njerëzit që kanë probleme dhe duan të largohen sa më shpejt nga Anglia”.

Më tej në artikull thuhet se një person ka deklaruar për “Daily Mail”, se mund të arratisej nga Britania e Madhe për 3,000 paund.

Sipas medias britanike, një tjetër llogari kontrabandisti që operon në rrjetin social “Tiktok”, ofron shërbim me porosi prej 17,500 paund për t’u shpëtuar kriminelët, duke u falsifikuar dokumente që ata të paraqiten si shoferi i dytë në kabinën kamionit.

Raportohet se aktualisht policia britanike është në ndjekje të 38 kriminelë të dyshuar shqiptarë, përfshirë 9 të kërkuar për vrasje dhe dy të dyshuar për përdhunim. 

A TikTok advert by smugglers which translates to 'People with problems who want to leave England as soon as possible, going to France or Belgium on the back of the lorry. Price £2,500 sterling. Get in touch to send you a phone number'

This image has an empty alt attribute; its file name is Reklame-e-trafikanteve-shqiptare-ne-Angli-1-640x400.jpg

(Panorama.al)