Banesa e ish-këshilltarit të Thaçit, Adil Behramaj, bastiset me urdhë të Prokurorisë së Specializuar

Prishtinë, 22 shkurt 2023 – Banesa e Adil Behramajt, ish këshilltarit të ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është bastisur sot (e mërkure) me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë.

Lajmi për bastisjen e banesës së z. Behramaj është konfirmuar nga Artan Behrami, gjithashtu ish-këshilltar i Thaçit, dhe avokati Artan Qerkini, I akredituar për proceset gjqësore në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë të njphura si Gjykata Speciale.

Behrami, në një status në Facebook, e ka cilësuar “kërcënim i hapur ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave në Kosovë” bastisjen e banesës së ish-kolegut të tij në zyrën e ish-presidentit Thaçi. Sipas tij, ky akt ka qëllim “frikësimin” e gazetarëve.

“Bastisja e banesës së mikut tonë dhe udhëheqësit të mediumit ‘Demokracia’, Adil Behramaj, nga Prokuroria e Gjykatës Speciale është një skandal i paprecedent. Ky është një kërcënim i hapur ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave në Kosovë. Pa paragjykuar motivet, frikësimi i gazetarëve nuk i bën nder Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara”, ka shkruar Behrami.

This image has an empty alt attribute; its file name is Hashim-Thaci-me-keshilltaret-e-tij-Artan-Behrami-e-Adil-Behramaj.png

(r.m.)