Kryedemokrati Lulzim Basha, në një prononcim për gazetarët në selinë blu, ka thënë se nuk do të ketë mbledhje të Kuvendit Kombëtar të PD, kundër vendimit të dhënë nga qeveria amerikane.
Ai kështu i përgjigjet ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka nisur një tur me takime me demokratët në të gjithë Shqipërinë, për të kërkuar mbledhjen e Kuvendit dhe referendum ndaj vendimit për ta përjashtuar atë nga grupi parlamentar i PD, vendim që sipas ish-kryeministrit është i padrejtë.
“Sa i përket pretendimeve për kuvende, Kuvend të PD, për të marrë në shqyrtim vendimin e qeverisë amerikane s’ka për të pasur. Objektivat tona janë përballja me Edi Ramën dhe regjimin e tij dhe fuqia jonë do të përqendrohet këtu. Nuk ka për të pasur kuvend të PD, që shqyrton vendimin e qeverisë së SHBA”, tha Basha. (bw)