Basha: Kemi dy zgjidhje, të jemi parti e pranueshme për Perëndimin ose parti “non grata”

Tiranë, 17 nëntor 2021 – Kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë takimit me kryetarët e degëve ka deklaruar se përpara demokratëve janë dy zgjidhje, ose PD të jetë parti e pranueshme për Perëndimin, ose të shpallet parti “non grata”, bëjnë me dije burime për “Panorama.al”.

Kryedemokrati tha se gjendja e krijuar së fundmi në kampin demokra, përfshin drejtpërdrejt marrëdhëniet e PD-së me SHBA-të

“Kemi përgjegjësinë historike përpara demokratëve dhe shqiptarëve, që të mos lejojmë që partia që në 1992 erdhi në pushtet në partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, që ndërtoi lidhjet më të forta me partnerët perëndimorë, të mos përfundojë ‘non grata’. Ky është thelbi që disa përpiqen ta fshehin nga gjithë kjo histori, si nga ata që e shfrytëzojnë këtë moment për interesa personale, por edhe nga ata që duan të dëmtojnë Partinë Demokratike. Prandaj, të jetë e qartë për të gjithë, ose ne do të jemi një parti e pranueshme për Perëndimin dhe Shtetet e Bashkuara, mikun tonë të madh, ose do të jemi një parti ‘non-grata’. Nuk ka zgjidhje tjetër dhe kushdo me mend në kokë e kupton që është ekzaktësisht kështu”, theksoi Basha.

(Panorama.al)