Kryedemokrati Lulzim Basha ka thirrur Kryesinë e PD në orën 18:00.
Ky vendim i tij vjen teksa ka nisur numërimi i votave për shkarkimin e tij nga kreu i PD.
Delegatët e PD hodhën e votën e tyre në Kuvendin Kombëtar të PD të thirrur nga Sali Berisha.
Çfarë ndodhi në Kuvend
Me votim të hapur delegatët votuan ndryshimet statutore si dhe u shkarkuan 4 nënkryetarët e PD-së, sekretari i përgjithshëm, Gamzend Bardhi dhe kryesia e PD-së.
U ngrit një komisioni i përkohshëm deri në ngritjen e strukturave të reja të PD-së. Komisioni ka mandat 3 mujor dhe ka në përbërjen e tij 29 zyrtarë të lartë përfshirë dhe ish kryeministrin Sali Berisha.
Ndërsa është hedhur në votim të fshehtë kërkesa: Pro apo kundër shkarkimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha. Kjo kërkesë më pas do të hidhet në referendum pikërisht më 18 dhjetor, ditën kur Basha ka thirrur kuvendin e demokratëve. Ndërkohë në selinë e PD-së u festua themelimi i partisë dhe kryetari Basha duke mbajtur fjalimin e tij sulmoi dhe Berishën. Basha dhe mbështetësit e PD-së nuk e njohin kuvendin e 11 dhjetorit 2021.
oranews