Tiranë, 11 dhjetor 2021 – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në 31-vjetorin e themelit të partisë, ka dhënë një mesazh për mediat.
Në mesazhin e tij, lëshuar në kohën që në Stadiumin “Air Albania” ka nisur punimet “Kuvendi për Rigthemelimin e Paertisë Demokratike, Basha ka thënë se kjho është “një ditëlindje e thyer nga ata që e përçanë PD-në për interesa të tyre.
Megjithatë, ai ka shprehur besimin se PD-ja do të dalëedhe më e bashkuar nga kjo sfidë.
“Është një ditëlindje e thyer nga ata që e përçanë PD për interesat e tyre. Por nga kjo ditëlindje PD do të dalë e bashkuar dhe e vendosur për demokratët dhe jo për interesat personale”, ka thënë Basha.
Ai dhe mbështetësit e tij janë bashkuar në selinë e PD-së për të shënuar 31 vjetorin e themelimit të partisë.
(r.m.)