Basha: Në Shqipëri nuk ka krizë energjitike, por korrupsion dhe keqmenaxhim

Tiranë, 8 tetor 2021 – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Qeverisë së Shqipërisë që të shpallë gjendje emergjente energjetike të vend.

Basha ka thënë se në Shqipëri nuk ka krizë energjitike, por ka “krizë korrupsioni dhe keqmenaxhimi, me shkak dhe plan”.

“I keni bilancet e operatorëve të energjisë. I keni parë se si në verë shesin me çmim të ulët energjinë e prodhuar nga uji nga burimet hidrike të shqiptarëve dhe e blejnë me 3 e 4 fish të çmimit, pak muaj më vonë, me tenderq korruptivë, duke shpërdoruar taksat që ua mbedhin kacidhe më kacidhe shqiptarëve.

Ai i ka quajtur “ndërmarrje të zhytura në korrupsion dhe kilentelizëm” OSHEE-në dhe KESH-in.

“E kam thënë dhe e përsëris OSHEE dhe KESH janë ndërmarrje të zhytura në korrupsion dhe klientelizëm. Janë kuvlitë patrinazhistësh dhe militantësh partie që nuk i shërbejnë interest të njerëve, nuk i shërbejnë interesit të qytetarëve”, ka thënë Basha.

“Mjaftojnë raportimet e fundit në media për t’i çjerrë maskën asaj që po ndodh në të paktën tre tendere të furnizimittë tregut të lirë apo të furniuzuesit të tregut të lirë, siç quhet ndryshe, ku çmimi i blerjes së energjisë është shumëmëilartë se sa çmimi i bursës. Për të tre këta tenderë diferenca është afër 10 milionë euro. Siç e thashë edhe dje në parlament, nuk ka thatësirë, porka një bollëk për Edi Ramën dhe hajdutët e KESH-it dhe OSHEE-së, 10 milionë euro të pajustifikuara midis çmimit të tregut dhe sa e blejnë këta energjinë”, është shprehur Basha.

Sipas tij, me rritjen e çmimeve të energjisë Rama synon ta shfrytëzojë këtë fatkeqësi “për të mbushur gropat që ka hapur në buxhet, me tenderë korruptivë”.

Ndërkaq, nënkryetari i PD-së, Alfred Rushaj, ka thënë se këtë vit nevojat për energji duhet të plotësoheshin dhe se në asnjë moment nuk duhet të diskutohej për krizë energjetike.

Sipas Rushajt, deri në muajin shtator KESH ka prodhuar 4.5 miliard kw orë dhe se me këtë prodhim edhe mund të shitej energji në treg të lirë.

“Deri në shtator KESH ka prodhuar 4.5 miliard kw orë. Këtë vit nevojat për energji jo vetëm që plotësoheshin, por kishte edhe për të shitur në treg të lirë. Madje edhe nevojat për të mbuluar humbjet teknike, plotësohen nga hidrocentralet e vogla të ndërtuara me koncesion. Pra, ky vit duhet të ishte i shkëlqyer  dhe nuk duhet diskutuar kjo rritje çmimi”, ka thënë Rushaj.

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, ka njoftuar se PD-ja ka nisur hartimin e një kallëzimi penal ndaj qeverisë, të cilin do ta depozitojë në SPAK.

“Sot po ju njoftoj se, që nga dje, PD-ja ka nisur hartimin e një kallëzimi penal, të cilin do ta depozitojë në SPAK, me shpresën se nuk do të përfundojë tek dhoma e pluhurave”, ka thënë Basha.

Ai ka treguar se objekt i kallëzimit penal do të jetë futja kontrabandë e 30 për qind të karburantit që importohet në Shqipëri.

“Siç është bërë e qartë edhe sot, në mbledhjen nga e cila doli Edi Rama, sipas burimeve të besueshme, rezulton se 30% e karburantit në Shqipëri hyn kontrabandë. 30% hyn kontrabandë dhe këtu humb shteti, në fakt, humbin qytetarët se shteti ato para duhet tua kthejë qytetarëve”, ka thënë Basha.

“Qindra miilionë euro nuk përfundojnë në buxhetin e shtetit dhe nuk përkhthehen në ndihmë për  qytetarët, por zhduken. Ku shkojnë këto para? Cdo shqipptar e di se ku shkojnë këto para”, ka  shtuar ai.

“Dhe ky ka qenë një moment qetësie apo heshtje e madhe nga pjesëmarrësit në atë mbledhje sepse të gjithë e dinë që është fakt. Pyetja është pse ndodh kjo?”, ka theksuar ai.

Basha u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e lejojnë këtë qeveri që të luajë me taksat e tyre.

(r.m.)