Videomesazh nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në “Facebook”:
“Ndaj, një gjë ta keni të qartë: Partia Demokratike është shpresa e vetme e këtij vendi. Është shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim. Ky është një moment fondamental ndryshimi. Kushdo që mendon se do ta kthejë Partinë Demokratike në bunker për interesat e veta personale, që do të ndryshojë orientimin tonë Euro-Atlantik, apo që do të thyejë vendosmërinë time për t’u përballur me korrupsionin dhe krimin e organizuar që përfaqëson Edi Rama dhe regjimi i tij dhe bishtat e korruptuar të ish-qeverisjes tonë, siç e thashë një pjesë i kemi pastruar atëherë, por një pjesë kanë mbetur dhe demokratët e dinë fare mirë kush janë e ku janë e se çfarë pazaresh kanë bërë dhe bëjnë edhe sot me Edi Ramën. Kush mendon se do të thyejë vendosmërinë time në këtë drejtim, e ka shumë gabim! Nuk do të lejoj asgjë dhe askënd t’i bjerë me shkelm sakrificës së demokratëve”.