Mbrëmjen e sotme, pas Tiranës, Fierit e Vlorës, Berisha do të jetë në Durrës
Ish-Kryeministri Sali Berisha që pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD, ka ndërmarrë një nismë të ashtuquajtur “Foltore”.
Mbrëmjen e sotme, pas Tiranës, Fierit e Vlorës, Berisha do të jetë në Durrës.
Ndërkohë Kryedemokrati Lulzim Basha në një deklaratë që ka bërë për mediat, Basha i ëhstë shmangur pyetjes se a po përçahet PD.
Ai shprehet se armiku i vetëm është regjimi i instaluar dhunshëm në 25 Prill, duke e lënë të nënkuptohet se fjala është për Ramën.
Pyetje: Por a po përçahet PD nga lëvizja e Berishës ?
Basha: PD është e përkushtuar për të bërë gjithçka për Shqipërinë dhe shqiptarët, armiku i vetëm është regjimi i instaluar dhunshëm në 25 Prill. /Ora News