Lulzim Basha ëdhtë i bindur se ish-kryeministri Sali Berisha po luan bllofin me demokratët pasi nuk i ka mbledhur firmat për Kuvendin Kombëtar. E për këtë qëllim sipas tij ish-lideri demokrat nuk po respekton asnjë rregull e normë statutore.
Lulzim Basha thotë se ka një përpjekje të Edi Ramës, për të bërë puç brenda Partisë Demokratike.
Madje në këtë pikë ai akuzoi Berishën se po e ndihmon këtë puç.
Komunikimi për mediat i kreut të PD-së Basha
Basha: Nëse do ti kishte mbledhur firmat do kishte dorëzuar sipas statutit që të nismin procedurën e statutit. E gjitha ka qenë blof. Atë që nisi betejë gjoja për demokratizimin e PD përfundoi si betejë për hallet e tij personale dhe pushtetin e tij personal.
Pyetje: Nëse firmat do dorëzohen do shkoni në Kuvend?
Përgjigjia e statutit është fare e qartë, ka një proces shumë të qartë.
Pyetje: Pse nuk thërrisni ju një Kuvend Kombëtar?
Kuvend Kombëtar sa herë të jetë i nevojshëm do ta thërras unë, sa herë të jetë i nevojshëm jam i gatshëm të thërras Kuvend për demokratët dhe Kuvend të demokratëve. Hedh poshtë gënjeshtrën se PD dhe kryetari i saj nuk duan Kuvend. Jo. Kam thënë që asnjë Kuvend dhe asnjë institucion i PD nuk do të marrë në shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane dhe PD nuk do të kthehet në bunker për hallet as të Sali Berishës dhe askujt tjetër. Do të mbetet shpresa e demokratëve. Do ecim përpara. Kemi përpara një armik jo kundërshtar, kemi një regjim përballë.
Trekëndëshi i Bermudës?
Regjimi mbështetet në një trekendësh. Kemi të dhëna që regjimi është bërë pjesë e përpjekjes për një puç brenda PD. Kam vetëm një thirrje dhe një ftesë për Sali Berishën.Nuk i kishe firmat dhe nuk i dorëzove te organet statutore ashtu siç i di fare mirë rregullat e kësaj partie se ke qenë kryetar i kësaj partie. Boll harxhove kohën dhe energjitë e demokratëve, boll ndihmove Edi Ramën! PD do bëjë gjithçka nën lidershipin e zgjedhur që kundërshtarin e vetëm të Shqipërisë dhe armikun e vërtetë të përditshmërisë së shqiptarëve, Edi Ramën dhe regjimin e tij ta çojë një orë e më parë përpara fundit të merituar politik. Jemi në atë parlament që ky fund të vijë një orë e më parë për të rikthyer demokracinë dhe legjitimitetin në shina. Kemi çuar iniciativa dhe do ndërmarrim çdo aksion politik edhe me ndihmën e partnerëve tanë që jo vetëm demokratëve por gjithë shqiptarëve tu kthehet vota e vjedhur dhe shpresa e vrarë.OraNews