Tiranë, 12 korrik 2021 – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka cilësuar lajm shumë të trishtë atë për vdekjen e Uran Kostrecit, shkrimtarit dissident dhe njërit prej figurave më të rëndësishme të qëndresës antikomuniste në Shqipëri.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Basha eka quatur Kostrecin “kampion i qëndresës antikomuniste” dhe e ka vlerësuar si privilegj të tij njohjen që kishte pasur me të.
“Urani i bëri regjimit komunist qëndresë me poezitë e tij, e deri ditën e fundit jetoi si shpirt i lirë”, ka theksuar Basha në mesazhin e tij.
Uran Kostreci njihet për Epopenë e karakalecave dhe dëshmitë për burgjet. Ai i ka kaluar 20 vite në burgjet komuniste
Uran Kostreci prej ditësh ishte i infektuar nga Covid-19. Ai pësoi një hemorragji celebrale dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por nuk e përballoi.
Mesazhi i plotë i Bashës:
Lajm shumë i trishtë largimi nga jeta i Uran Kostrecit. Për mua ka qenë privilegj ta njoh nga afër kampionin e qëndresës antikomuniste, këtë dëshmi të gjallë të asaj kohe të errët, një burrë që shumë vite i kaloi në kalvarin e burgjeve komuniste, por që nuk u përkul kurrë në idetë e tij për lirinë. Urani i bëri regjimit komunist qëndresë me poezitë e tij, e deri ditën e fundit jetoi si shpirt i lirë, me dëshmitë dhe poezitë e tij, që në çdo rresht ishin dëshmi e një zemre të madhe, pa mëri e plot dëshirë për të dhënë më të mirën nga vetja. Do të na mungosh, u prehsh në paqe Uran!
(r.m.)