Ditën e sotme kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me drejtuesit e degëve në rretheve duke u kërkuar që të informojnë demokratët lidhur me vendimin që mori për përjashtimin e Sali Berishës.
“Sqaroni degët për vendimin e rëndësishëm që morëm pas komunikimeve me SHBA-në” mësohet se u ka kërkuar lideri i PD-së atyre.
Por lideri historik i PD-së, Sali Berisha dje nga Fieri i kërkoi Lulzim Bashës që të dalë vetë dhe të sqarojë demokratët dhe të argumentojë përpara tyre përjashtimin e tij.
Ish-kryeministri nuk heq dorë nga mbledhja e strukturave, por Lulzim Basha ishte i prerë sot kur tha se nuk do të lejojë që të mblidhet Kuvendi Kombëtar.
“Nuk ka për të pasur kuvend të Partisë Demokratike që shqyrton vendimet e qeverisë Amerikane” deklaroi Basha.
Por, pas Tiranës dhe Fierit, takimi i radhës i ish-kryeministrit Sali Berisha do të jetë në Vlorë ditën e shtunë./ Abcnews.al
Njeri thumbit,tjetri patkoit,Kali dath.Thot populli.Keta te dy bashke me klanet kriminale partiake rreth tyre,duhet te largohen.Te dy bejne avantura politike per te shpetuar nga ndeshkimi i merituar.PD me keta dhe klanet e tyre nuk mund te ece perpara, nuk mund te merr meritoren politike e kombetare qe i takon.Sepse keto klane e kane demtuar dhe po e demtojne ne vazhdimesi.