Kryetari i PD-së nuk pendohet për vendimin që ka marrë për përjashtimin nga grupi PD i Sali Berishës.
Në një konferencë për median Basha tha se ka bërë gjithçka për Berishën, madje Zotit i ka hyrë në hak por Berishes jo
Lulzim Basha: ”Kur bëhet fjalë për intersin e shqiptarëve unë jam peng vetëm i perëndisë, i Zotit. Siç gjykoj që çdo njeri frikë duhet të ketë vetëm Zotin e askënd tjetër.
Zotit mund ti kem hyrë në hak por Sali Berishës jo. Për 3 muaj kam bërë çmos me përpjekjen time e kam investuar gjithçka për ta zgjidhur këtë çështje.
Jam ulur shumë herë me Sali Berishën për të arritur një zgjidhje që ndihmonte atë dhe nuk dëmtonte PD-në.
Kam pritur që siç kishte deklaruar vetë këtë betejë ta bënte në mënyrë personale pa përfshirë as PD-në dhe as grupin e PD-së. Kur këtë vendim nuk e konkretizoi me hapin midis fjalës dhe veprës kam marrë të vetmin vendim që ishte në interes të demokratëve e Shqipërisë”
Basha akuzoi Berishën se po përpiqet të mbajë peng partinë për interesa personale dhe kërkon që të tërheqë PD drejt greminës.
Lulzim Basha: “Një person, përpiqet të marrë partinë peng vetëm për interesat e tij personale. Deri para dy muajsh nuk kishte asnjë problem me mua tani jam unë armiku. Vetëm tre muaj më parë kishim zgjedhjet “një anëtar një votë” dhe çdo kush mund të kandidonte dhe mbështeste çdo kandidat, rezultati dihet.
Tani më thoni çfarë ka qëndruar që atëherë veç interesit personal të një individi që përpiqet të tërheqë një parti të tërë në greminë.”
Basha shkon më tej kur thotë se në valën e kësaj “lufte” që flitet për të aksioner i fshehtë është dhe Edi Rama.
Lulzim Basha: Unë nuk i jam përgjigjur dhe nuk kam ndërmend ti përgjigjem gënjeshtrave flagrante që fliten kundër meje, dhe pastaj amplifikohen nga një makinerie e tërë që është vënë në lëvizje dhe aksionerë të fshehtë është dhe Edi Rama dhe dikush tjetër, sepse nuk është stili im.
Vendimi im ka qenë vendim i një lidershipi që nuk mund të shmangesha. Vendim që duhet ta merrja dhe të mos shikoja PD të zhytej në humnerë. Nuk e mora për vete por për demokratët dhe i qëndroj 100%” OraNews