Bashkëshortja ka marrë green card – tani, a mund të aplikoj edhe unë?

Çështje të Emigracionit: Për ju Avokati Kieran Both

Avokati Kieran Both

Pyetje nga lexuesi:

Bashkëshortja ime sapo ka marrë green card dhe është gati të paraqesë dokumentet për mua. A mund të marr green card pa u larguar nga SHBA-ja?

George V

Stamford, CT

Faleminderit që lexoni rubrikën tonë. Mund t’ju duhet të veproni shpejt. Fatkeqësisht, nuk mund t’ju japim një datë specifike lidhur me procesimin e aplikimeve tuaja pa ditur më parë disa fakte si dhe datën e saktë të dorëzimit të dokumenteve. Lidhur me situatën tuaj konkrete, duhet të konsultoheni me një avokat emigracioni që ka përvojë në aplikimet familjare. Egzistojnë disa rregulla të rëndësishme të cilat luajnë rol në suksesin ose jo të aplikimeve tuaja. Këto rregulla varen nga mënyra se si jeni futur në SHBA si nga dhe statusi juaj aktual i emigracionit. Jo vetëm kaq, por nëpunësi i imigracionit mund të pyesë nëse kishit ndërmend të martoheshit [me gruan që keni] kur aplikuat për vizë dhe hytë në SHBA, ose nëse takimi dhe njohja me të u bë pasi keni hyrë.

Si dikush që ka green card pra është rezident i përhershëm, bashkëshortja juaj mund të paraqesë një peticion për ju. Ky peticion për vizë quhet Formulari I-130, Petition for Alien Relative. USCIS-i do ta miratojë peticionin në fjalë nëse bashkëshortja paraqet prova të statusit të saj për të treguar se është rezidente e përhershme (pra ka green card). Ajo duhet të paraqesë gjithashtu dhe prova të lidhjes martesore si çertifikata e lindjes, çertifikata e martesës, dokumenti i divorcit (nëse jeni i divorcuar) dhe dokumenta të tjerë që dëshmojnë që martesa juaj është e vlefshme. Në dokumentat provë mund të përfshini dokumenta bashkëpronësie apo kontratën e qirasë ku tregohet që keni jetuar bashkë në të njëjtën adresë; dokumentacion që tregon që ju apo bashkëshortja i keni bashkuar burimet financiare; çertifikatat e lindjes së fëmijëve që keni së bashku (nëse keni); deklarata të lëshuara nën betim apo në prani të një pale të tretë që ka dijeni të plotë lidhur me faktin që lidhja juaj martesore është e vlefshme. Mund të paraqisni gjithashtu dhe dokumenta të tjerë që provojnë që lidhja juaj martesore vazhdon ende. 

Në rastin tuaj, kur bashkëshortja ka green card dhe nuk është nënshtetase e SHBA-së, zakonisht ka një periudhë pritjeje. Periudha e pritjes përcaktohet nga kategoritë preferenciale. Rasti juaj bie nën kategorinë e dytë preferenciale (2A): Bashkëshortët e personave që kanë green card (janë rezidentë të përhershëm). Nëse shpresoni të merrni green card-ën ndërkohë që jeni në SHBA, duhet të mësoni më shumë rreth procesit të aplikimit për ndreqje statusi (Adjustment of Status Filing Process).

Nëse supozojmë që gjendeni jashtë SHBA-së, dhe bashkëshortja ka paraqitur për ju një formular I-130 i cili është aprovuar, atëherë nuk duhet të prisni më gjatë për të nisur procesin për marrjen e vizës. Gjithsesi do të duhet ca kohë përpara se të mund të hyni në SHBA. Kini parasysh se procedura ndryshon nëse gjendeni në SHBA. Është e mundur që ta merrni green card-ën në SHBA.

Duhet t’i referoheni tabelës së buletinit të vizave, për të vendosur nëse mund të aplikoni apo jo për ndreqje statusi: https://www.uscis.gov/green-card/green-card-processes-and-procedures/visa-availability-priority-dates/when-to-file-your-adjustment-of-status-application-for-family-sponsored-or-employment-based-91

Gjeni llojin e vizës në kolonën e parë të tabelës që përmban sponsorizimet me bazë familjare. Rri në atë rresht dhe leviz drejt në të djathtë. Nëse data në tabelë është “aktuale” (pra tregon “C”), ose data juaj prioritare është më e hershme se data në tabelë, atëherë mund të aplikoni për ndreqje statusi (green card). Me “datë prioritare” zakonisht nënkuptohet data kur i afërmi juaj (bashkëshortja në këtë rast) i ka paraqitur USCIS-it, në emrin tuaj, peticionin për vizë emigruese. Tabela për aplikimet për ndreqje statusi me bazë bashkimin familjar për gushtin e vitit 2023, tregon F2A C. Kjo do të thotë që mund të paraqesësh formularin I-485 menjëherë, njëkohësisht me formularin I-130. Tabela për ndreqjen e statusit ma bazë bashkimin familjar do të mbetet “aktuale” për formularin I-485 edhe muajin që vjen, duke filluar më 1 shtator, 2023.

Sa më lart është e mundshme në rast se keni ende status emigracioni të ligjshëm dhe periudhës së autorizuar të qendrimit tuaj [në SHBA] nuk i ka dalë afati. Nëse statusi juaj ka skaduar dhe bashkëshortja nuk është nënshtetase e SHBA-së, formulari I-485 nuk do t’ju aprovohet. 

Kjo rubrikë nuk e zëvendëson konsultën individuale ligjore me një avokat që njeh mirë faktet dhe rrethanat që një person i caktuar ka paraqitur në çështjen e tij ose të saj. Ju bëjmë thirrje që për rastin tuaj konkret, të këshilloheni me një profesionist me përvojë në fushën e emigracionit. Qёllimi ynёёshtё tё ndihmojmё komunitetin shqiptar dhe të bëjmë të mundur që emigrantёt të kenë informacionin e nevojshëm pёr tё kёrkuar ndihmё nё mёnyrё tё pavarur. Ju inkurajojmë që komentet apo pyetjet tuaja t’i bëni përmes telefonit apo e-mail-it. Adresa elektronike është [email protected]