Tiranë, 17 shkurt 2022 – Ndërtesa e bashkisë së Tiranës është veshur të enjten në mëngjes me flamurin e Kosovës, në nder të shënimit të 14 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Kryetari i bashkisë, Erjon Veliaj, e ka publikuar në rrjetet sociale një video regjistrim ku shihet momenti i vendosjes së flamurit gjigant të Kosovës që e mbulon të pjesën ballore të godinës së Bashkisë së Tiranës, në Sheshin “Skënderbej”.
“Dashni nga Tirana”, ka shkruar Veliaj në diçiturën e video-regjistrimit.
Dashni nga Tirana! #KS14 🇦🇱❤️🇽🇰 pic.twitter.com/FgSIHEKJKF
— Erion Veliaj #B40TiranaSummit 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) February 16, 2022
(r.m.)