Prishtinë, 17 maj 2023 – Prokuroria Speciale njoftoi se Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale, të mërkurën në mëngjes, ka bastisur 12 lokacione të ndryshme, me qëllim të sigurimit të provave për vepra penale ndaj 11 personave të dyshuar.
“Prokuroria Speciale njofton se kontrolli është realizuar në pronat e të dyshuarave H. H., V. M., D. K., L. M., XH. L., A. J., G. SH., B. P., A. M., B. B, dhe D. B.” , të cilët, në cilësinë e personave zyrtarë, dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘Lidhje e kontratës së dëmshme’ dhe ‘Mashtrim”, thuhet në njoftimin e Prorurorisë Speciale.
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se bëhet fjalë për krime të dyshuara ekonomike në Ndërmarrjen Publike Banesore në Prishtinë.
Mediet njoftuan se të dyshuarit penale janë ose kanë qenë pjesëtarë të menaxhmentit të kësaj ndërmarrjeje, por i publikojnë emrat e tyre.
Prokuroria tha se ekzistojnë dyshime të arsyeshme se të dyshuarit i kanë keqpërdorur detyrat zyrtare me rastin e procedurave për ndërtimin e katër objekteve afariste dhe banesore, me vlerë prej mbi 120 milion eurosh.
“… ekziston dyshimi i arsyeshëm se është keqpërdor detyra zyrtare, nga zyrtarët e përfshirë në këtë proces, nga faktet se si janë zhvilluar procedurat e përshpejtuara për ndërtimin e katër objekteve afariste dhe banesore, vlera e të cilave kalon njëqindenjëzet milion (120.000.000) euro”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.
Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit në 12 lokacione të ndryshme, janë sekuestruar prova materiale, të cilat konsiderohetn të rëndësishme për procedurën e mëtutjeshme hetimore.
Në cilësinë e provave janë sekuestruar 17 dosje dhe dokumente që lidhen me procedurat për ndërtimin e objekteve, 6 laptopë, 2 shtëpiza të kompjuterit, 11 telefona, 2 sim carda dhe 6 usb.
(r.m.)