BBC e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë

Londër, 12nëntor 2021 – Televizioni publik britanik, BBC, e ka publikuar përsëri një hartë në të cilën Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë.

Një lajm për krizën me emigrantë nga Bjellorusia është ilustruar me  një hartë të Evropës Qendrore dhe Lindore, nuk shenjohet fare kufiri mes Kosovës e Serbisë.

This image has an empty alt attribute; its file name is BBC-Harta-e-Evropes-qendrore-e-lindore.jpg

Britania e Madhe është një ndër shtetet e para që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe ndër përkrahëset më të mëdha të saj që nga përfundimi i luftës.

Sipas uebfaqes zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Kosovës, Mbretëria e Bashkuar e ka njohur pavarësinë e Kosovës vetëm një ditë pas shpalljes së saj, pra, më 18 shkurt 2008. Të njëjtën ditë, pavarësinë e Kosovës e kanë njohur edhe Shtetet e Bashkuara, Franca, Shqipëria, Turqia dhe Afganistani.

Televizioni publik britanik BBC e kishte paraqitur Kosovën si pjesë të Serbisë edhe në mujin qershor, në një hartë ku paraqitej rrjedha e Lumit Danub nëpër territorin e Evropës.

(r.m.)