BE: Bujar Nishani ka dhënë kontribut të rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me BE-në

Tiranë, 28 maj 2022 – Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit, Bujar Nishani. Me anë të një postimi në Facebook, BE thotë se Nishani, si Ministër i Drejtësisë, i Brendshëm dhe President, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

“Me dhimbje të thellë mësuam për ndarjen nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. Si Ministër i Drejtësisë, i Brendshëm dhe President, ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Ngushëllimet tona të përzemërta familjes, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në mesazhin e delegacionit të BE-së në Shqipëri.

(r.m.)