Bruksel, 26 dhjetor 2023 – Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, e ka quajtur hap pozitiv drejt zbatimit të Marrëveshjes vendimin e Serbisë për t’i njohur zyrtarisht targat e automjeteve RKS, të lëshuara nga Kosova.
Në një përgjigje për KOHËN, Stano ka thënë se ky veprim tregon se “është e mundur të arrihet progres në procesin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”. Ai ka kërkuar që ngjashëm të veprojë edhe Kosova.
“Ne mirëpresim vendimin e Serbisë për të njohur zyrtarisht targat e automjeteve RKS të lëshuara nga Kosova. Ky vendim është një hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit, si dhe në angazhimet e kaluara të Dialogut lidhur me Lirinë e Lëvizjes. Ajo tregon se është e mundur të arrihet progres në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai përbën gjithashtu një hap në drejtimin e duhur drejt një integrimi më të mirë rajonal dhe evropian të Ballkanit Perëndimor, nga i cili në fund përfitojnë qytetarët e rajonit. Ky vendim i hap rrugën heqjes së plotë të regjimit të stikersave. BE-ja tani pret që Kosova të përgjigjet në mënyrë të ngjashme”, është shprehur zëdhënësi i BE-së.
(Koha.net)