BE e SHBA duhet t’ia bëjnë të qartë Serbisë se duhet ta njohë Kosovën

Baltimore, 10 maj 2021 – Profesori në Universitetin “Johns Hopkins” në SHBA, Alon Ben-Meir, ka thënë se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet t’ia bëjnë të qartë Serbisë se Kosova është shtet i pavarur dhe se ajo duhet ta njohë atë, herët a vonë.

Në një postim në Facebook, profesori Meir ka thënë se normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk mund të ketë pa njohje të ndërsjellë të të dy vendeve.

Ky reagim vjen pas deklaratës së ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“’Nëse dikush pret se Serbia do ta njohë të ashtuquajturën pavarësi të Kosovës, atëherë le ta dijë se kjo nuk do të ndodhë’, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq ,në një intervistë.

Nuk ka normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nëse nuk ka njohje të ndërsjellë. BE dhe SHBA duhet t’ia bëjnë të qartë Serbisë se Kosova është e pavarur dhe, herët a vonë, duhet të njihet nga Beogradi”, ka shkruar profesori amerikan.

(r.m.)