BE-ja miratoi kundërmasa tregtare ndaj SHBA-së

Bruksel, 9 prill 2025 – Komisioni Evropian ka konfirmuar se tashmë e ka siguruar mbështetjen e nevojshme për vendosjen e masave tregtare ndaj SHBA-së, si kundërpërgjigje ndaj tarifave të vendosur nga Presidenti amerikan Donald Trump për çelikun dhe aluminin që importohet nga Evropa.

“BE-ja i konsideron tarifat amerikane të pajustifikuara dhe të dëmshme, duke shkaktuar dëm ekonomik për të dyja palët, si dhe ekonominë globale”, thuhet në deklaratën e Komisionit Evropian.

Në deklaratë thuhet se BE-ja ka preferuar gjetjen e një zgjidhjeje përmes negociatave, por nga Uashingtoni nuk ka marrë asnjë sinjal se ka gatishmëri për të punuar në vendosjen e një balance në shkëmbimet tregtare.

“BE-ja ka shprehur preferencën e saj të qartë për të gjetur rezultate të negociuara me SHBA-në, të cilat do të ishin të balancuara dhe reciprokisht të dobishme”, thuhet në deklaratë.

Komisioni ka thënë se kundërmasat ndaj SHBA-së do të hyjnë në fuqi, pasi të kenë përfunduar kontrollet përfundimtare, me detyrimet që do të mblidhen nga e marta, 15 prill.

“Këto kundërmasa mund të pezullohen në çdo kohë, nëse SHBA-ja bie dakord për një rezultat të drejtë dhe të balancuar të negociuar,” thuhet në deklaratë.

Komisioni Evropian nuk ka treguar se çfarë kundërmasash ka vendosur Bashkimi Evropian ndaj SHBA-së.

(r.m.)

Comment

*