BE-ja ndan edhe 500 milionë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën

Bruksel, 23 korrik 2022 – Bashkimi Evropian ka miratuar 500 milionë euro të tjera (512 milionë dollarë) për furnizimin me armë dhe pajisje në Ukrainë, tha Këshilli Evropian më 22 korrik.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel njoftoi në fillim të kësaj jave synimin e BE-së për të siguruar fondet.

Pothuajse të gjitha paratë, 490 milion euro, do të shpenzohen për armë dhe municione.

Ndërsa 10 milionë eurot e mbetura do të shkojnë për pajisje mbrojtëse, karburant apo pajisje të ndihmës së parë.

Këshilli miratoi paketën e parë prej 500 milionë eurosh në fund të shkurtit dhe pasoi me tri paketat e tjera, në mars, prill dhe maj.

Kjo e 22 korrikut është paketa e pestë nga BE, duke e çuar shumën totale në 2.5 miliardë euro.

Fondet vijnë nga Fondi Evropian i Paqes, një instrument i ri financues i BE-së që mund të përdoret për të forcuar forcat e armatosura në vendet partnere.

Sipas ministres gjermane të Mbrojtjes, Christine Lambrecht, Gjermania financon rreth një të katërtën e këtyre shpenzimeve.

(REL)