BE-ja ndihmon me 75 milionë euro sektorin e energjisë në Kosovë

Prishtinë, 3 qershor 2024 – Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, e ka zhvilluar një takim me delegacionin e Sekretariatit të Komuniteti të Energjisë, ku është diskutuar për performancën e Kosovës në përputhje me Acquis të Komunitetit të Energjisë.

Në një postim në “X”, Szunyog ka shkruar se Plani i Rritjes ofron një nxitje shtesë për të përshpejtuar reformat dhe siguron mjete financiare për projekte të rëndësishme.

“E takova një delegacion të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, të udhëhequr nga drejtori i tij, për të diskutuar për performancën e Kosovës në përputhje me Acquis të Komunitetit të Energjisë. Vura në dukje se Plani i Rritjes ofron një nxitje shtesë për të përshpejtuar reformat dhe për të siguruar mjete financiare për projekte të rëndësishme.

Duke theksuar se tranzicioni i gjelbër, integrimi dhe dekarbonizimi i sektorit të energjisë janë pjesë përbërëse e Agjendës së Reformave të Kosovës, gjithashtu diskutuam për zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë. Theksova se BE-ja mbështet Kosovën me 75 milionë euro si pjesë e Paketës së Mbështetjes për Energjinë”, ka shkruar Szunyog.

https://x.com/EUAmbKS/status/1797533832763310586?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1797533836278218905%7Ctwgr%5Ea4d87ab3e0c4518b8b669e633eedd08d6f9d2702%7Ctwcon%5Es2_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Freformat-e-energjise-ne-fokus-ja-ndihmon-kosoven-75-milione-euro%2F

(r.m.)