Bruksel,10 qershor 2021 – Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian nuk do t’i hapin kufijtë për shtetasit e shqiptarë, ndonëse Shqipëria konsiderohet një vend me rrezik të ulët për përhapjen e pandemisë së koronavirusit. Arsye për moshapjen e jufijve është vaksina kundër koronavirusit.
Bashkimi Europian e nuk njeh vaksinën kineze “Coronavac”, kështu që nuk e njeh as imunizimin mekëtë vaksinë.
Kështu do të penalizohen mijëra shtetas të Shqipërisë që duan të udhëtojnë në një nga vendet e BE-së.
Franca ka njoftuar një ditë më parë se prej të mërkurës do të lejojë hyrjen e shqiptarëve me pasaportë biometrike dhe që kanë bërë një nga vaksinat “Pfizer”, “Moderna”, “AstraZeneca” dhe “Johnson & Johnson”, si dhe janë të pajisur me test PCR. “Franca, nga sot (dje) lejon hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike, që kanë bërë vaksinat ‘Pfizer’, ‘Moderna’, ‘AstraZeneca’ dhe ‘Johnson & Johnson’, ose që janë të pajisur me test PCR.
Franca lejon hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike vetëm nëse janë vaksinuar dhe udhëtarët paraqesin gjithashtu edhe testin PCR të 72 orëve të fundit ose antigjen të 48 orëve të fundit.
Vaksinat e pranuara nga Franca janë ato të njohura nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA): ‘Pfizer’, ‘Moderna’, ‘AstraZeneca’ dhe ‘Johnson & Johnson’”, thuhet në njoftim.
Kjo do të thotë që njihen vetëm vaksinat e certifikuara nga rregullatorët europianë. Vaksina kineze “Coronavac”, e cila ka nisur të aplikohet masivisht në vendin tonë, nuk është në listën e vaksinave të certifikuara.
Në listë nuk është përfshirë as vaksina ruse “Sputnik”, e cila po ashtu nuk ka marrë “bekimin” nga Agjencia Europiane e Barnave. Por jo vetëm kaq, janë përcaktuar po ashtu kritere specifike për të vaksinuarit.
“Prova e vaksinimit është e vlefshme nëse lejon të vërtetohet përfundimi i një kohe të plotë të vaksinimit, përkatësisht: 2 javë pas injeksionit të 2-të për vaksinat me injeksion të dyfishtë (‘Pfizer’, ‘Moderna’, ‘AstraZeneca’); 4 javë pas injeksionit për vaksinat me një injeksion të vetëm (‘Johnson & Johnson’); 2 javë pas injeksionit për vaksina te njerëzit me histori të Covid-19 (kërkohet vetëm 1 injeksion)”, theksohet më tej në njoftim.
Por pavarësisht këtyre kufizimeve, Shqipëria bën pjesë në listën e vendeve me ngjyrë portokalli, domethënë me rrezik të ulët infektimi. Për ata që nuk janë vaksinuar, masat kufizuese vazhdojnë të mbeten në fuqi. Qytetarët e pavaksinuar, duhet të udhëtojnë vetëm për arsye esenciale (për të shkuar te bashkëshorti/bashkëshortja apo prindërit të udhëtojnë te fëmijët me leje qëndrimi në Francë, e studentët për motive studimi).
Edhe kjo kategori udhëton me testin PCR të 72 orëve të fundit ose antigjen të 48 orëve të fundit.
(Panorama.com.al)