Statusi në rrjetet shoqërorë nga ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luixhi Soreka:
Sot Shqipëria mori ngarkesën e fundit të vaksinave të financuara nga Bashkimi Europian, doza të BioNTech/Pfizer të dhuruara nga Austria dhe të shpërndara çdo javë për të arritur planin e vaksinimit në vend.
150 mijë vaksina për qytetarët shqiptarë.
BE do të vazhdojë të ndihmojë Shqipërinë në përballjen me Covid-19.
Ju lutem vaksinohuni! Vaksinimi krijon imunitet në mënyrë më efektive sesa infektimi dhe sëmundja.