Bebe Rexha i dha nota kombëtare festivalit “Sunny Hill 2024”

Prishtinë, 26 korrik 2024 – Të enjten në mbrëmje në Bërrnicë të Poshtme, në periferi të Prishtinës, u hap festivali “Sunny Hill 2024”. Skenën e festivalit e “pushtuan” Bebe Rexha dhe Black Coffee.

Festivalin e hapën artistët e vendit: “DJ Set”, “The Milk Snatchers”, bendi “Zwada”, La Fazani, Mozzik dhe Dafina Zeqiri, të cilët e hapën siparin e “Sunny Hill”, festvalit m të madh të muzikës bashkëkohore në rajon dhe ndër më të mëdhenjtë në Europë. Muzika dhe performanca e tyre i ekzaltoi mbi 20 mijë dashamirë të muzikës, kryesisht të rinj, nga mbarë rajoni e nga diaspora, si edhe shumë të huaj. 

This image has an empty alt attribute; its file name is Dafina-Zeqiri-ne-Sunny-Hill-2024.jpg

Por, atmosferën e “Sunny Hill 2024” e ndezi sidomos këngëtarja shqiptaro-amerikane me famë botërore Bebe Rexha. Në partaqitjen e saj të parë në Kosovë, Bebe u prezantua me një performance spektakulare – me harmoni impresionuese tingullore e ritmike.

“Unë jam Bebe Rexha dhe jam shumë e lumtur që jam në Kosovë për herë të parë”, iu drejtuar ajo turmës së ekzaltuar qw po e sdwgjonte po e shikonte nga afwr divwn e muzikws botwrore.

Një bluzë iu hodh në skenë dhe Bebe e shpalosi mesazhin e bluzës që e bëri të shprehej krenare.

“J’adore Prishtina”, u shpreh ajo.

Bebe iu drejtua në gjuhën shqipe adhuruesve të saj në Prishtinë.

“E kam prindin nga Dibra dhe gjakun e kemi një”, tha ajo, duke krijuar me duar shqiponjën dy-krenare, simbolin kombëtar të shqiptarëve. 

This image has an empty alt attribute; its file name is Bebe-Rexha-ne-Sunny-Hill-2024-Prishtine-2.jpg

Performancën e saj te hapi me njërën prej këngëve me të cilën kishte nisur rrugën e suksesit në skenën botërore të muzikës, “Me, myself & I”. Pastaj vazhdoi me këngët e saj ritmike “I’m Good (Blue)”, “In the name of love” e “I’m a mess”, që e bënë publikun të shpërthejë me vallëazim, duartrokitje e brohoritje.

Këngën e njohur “Take me home” ajo e cilësoi si dedikim për shtëpinë e të parëve të saj.

“Kjo këngë quhet ‘Take me home’ dhe ja ku jam. Në shtëpi. Faleminderit festivalit për mundësinë që të takohem me këtë publik kaq të mirë”, tha kantautorja shqiptaro-amerikane.

This image has an empty alt attribute; its file name is Bebe-Rexha-ne-Sunny-Hill-2024-Prishtine-3.jpg

Këngën e saj më të fundit, “Chase it”, Bebe e prezantoi me një koreografi të jashtëzakonshme, por pika më kulmore e programit të saj ishte një version “shqiptar” i këngës “I got you”, shoqëruar nga një ansambël i muzikës popullore shqipe me daulle dhe qifteli. Ndërsa në sfond valëviteshin flamujt e Kosovës dhe flamujt kombëtarë shqiptarë.

This image has an empty alt attribute; its file name is Bebe-Rexha-ne-Sunny-Hill-2024-Prishtine-1.jpg

Performanca e Bebe Rexhës e cila krijoi një atmosferë “vullkanike” zgjati rreth një orë, e pastaj vazhdoi me performance të artistëve më të adhuruar të vendit. Rreth orës 1:00 pas mesnate atmosferën e festivalit e “elektrizoi” DJ Regard, një tjetër artist nga Kosova me famë botërore, kurse deri në agim të ditës publiku vallëzoi e këndoi bashkë me DJ Black Coffee.

This image has an empty alt attribute; its file name is DJ-Black-Coffee-ne-Sunny-Hill-2024.jpg

Në zonën e të ftuarve dhe mysafirëve të nderit, VIP, ishte edhe këngëtarja tjetër shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila ka qenë ideatore dhe nismëtare e themelimit të festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë.

Festivali “Sunny Hill 2024” do të zgjasë deri të dielën.

This image has an empty alt attribute; its file name is Publiku-i-Sunny-Hill-2024-640x400.jpg

Sipas asociacionit të hotelerisë në Prishtinë, gjatë ditëve të festivalit janë bërë mbi 30 mijë rezervime në kapacitetet hoteliere.

(r.m.)