Bebe Rexha nominohet në Grammy Awards 2023

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka shënuar një arritje kulminante në karrierën e saj.

Ajo është nominuar për një nga çmimet në mbrëmjen më të madhe muzikore të ndarjes së çmimeve ndërkombëtare për muzikë, Grammy Awards 2023.

33-vjeçarja është nominuar në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike”, për hitin e saj të jashtëzakonshëm, “I’m good (Blue)” në bashkëpunim me David Guettan.

Dyshja do të garojnë në këtë kategori me këngët: “Break My Soul” nga Beyonce,“Rosewood” nga Bonobo, “Don’t Forget My Love” nga Diplo dhe Miguel. “Intimidated” nga Kaytranada dhe H.E.R dhe “On My Knees”, nga Rüfüs du Sol.

E lumtur për këtë sukses, Rexha ndau me ndjekësit e saj në Instagam Story një imazh të nominimit të saj në këtë kategori.

Kënga “I’m good (Blue)” e dyshes Rexha dhe Guetta përveçse arriti kulmin duke u renditur e para në top listat britanike dhe amerikane, ajo fitoi ditë më parë edhe çmimin “Bashkëpunimi më i mirë” në MTV Europe Music Awards 2023.

Bebe Rexha ka qenë edhe më parë e nominuar në Grammy Awards në vitin 2019, në kategoritë “Artistja e re më e mirë” dhe “Performanca më e mirë e zhanrit country” për këngën “Meant to be” në bashkëpunim me Florida Georgia Line.

Fatkeqësisht në atë kohë, ajo nuk kishte arritur të fitonte asnjëri nga këto çmime.

(Telegrafi)