Tiranë, 23 prill 2021 – Biznesmeni italian Francesco Becchetti e thyen heshtjen dhe flet për herë të parë për gjyqin e fituar ndaj qeverisë Rama.
Në një intervistë për Syri TV, italiani se së bashku me shpenzimet e gjyqit, Shqipëria do të duhet të paguajë plot 150 milionë euro.
“Kam heshtur për të respektuar faktin që gjykatat ndërkombëtare po vendosnin mbi prova. Qëndrova në heshtje në respekt të një procedimi kaq të rëndësishëm. Vendimi është përfundimtar dhe flet në mënyrë të qartë. Kanë vendosur në unanimitet që qeveria e ndërmori një fushatë politike kundër meje, të cilën e ka realizuar pëpërmjet shpërdorimit të kopetencave të policisë. Qeveria shqiptare duhet të na paguajë rreth 120 milion euro. Qeveria shqiptare duhet të paguajë edhe 30 milion euro për shoqërinë në fuqi. Pra, qeveria Rama duhet të paguajë në total 150 milion euro”, tha Becchetti.
I pyetur në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama, i cili ka thënë se nuk do t’i marrë kurrë paratë, Becchetti tha se Shqipëria do të bllokohet nga institucionet financiare ndërkombëtare.
“Qeveria shqiptare duhet t’i bindet vendimit që është definitiv, i formës së prerë. Qeveria shqiptare e konfirmoi shprehimisht angazhimin për të paguar, nëse merrej vendimi. Avokatët amerikanë të Shqipërisë dhe nga avokatura e shtetit e kanë nënshkruar këtë gjë dhe shkelja e drejtësisë ndërkombëtare nga qeveria Rama vijon. Shqipëria do të bllokohet. Banka Botërore dhe BERZH do të bllokojnë mundësitë e Shqipërisë për marrje të kredive, nëse qeveria nuk e paguan dëmshpërblimin që duhet të paguajë”, tha Becchetti.
Ai tha se ka qeveria e Ramës nuk ka qenë e interesuar për zgjidhjen e kontestit me të.
“Kam qenë gjithmonë i gatshëm, nga ana ime, për ta zgjidhur këtë çështje, por qeverisë shqiptare s’i ka interesuar kurrë”, u shpreh Becchetti.
(Oranews.tv)