Begaj e Rama bisedojnë për emërimin e ambasadorëve

Tiranë, 6 janar 2023 – Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur sot në mëngjes Kryeministrin Edi Rama. Sipas medieve në Tiranë, takimi i dey krerëve të shtetit ka zgjatur afër një orë.

Zyra e Presidentit Begaj nuk ka dhënë njoftim zyrtar për takimin dhe përmbajtjen e tij.

Këtë e ka bërë Kryeministri Rama, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

“Takimi i fillimvitit me kryetarin e shtetit për ta informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, si edhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike”, ka shkruar Rama.

Në mediet shqiptare i është bërë më së shumti jehonë çështjes së ambasadorëve.

ABCNews raporton se bëhet fjalë për dy grupe ambasadorësh, për emërimin e ambasadorëve që do të zëvendësojnë ambasadorët që kanë dalë në pension ose që u ka mbaruar mandate dhe për emërimin e ambasadorëve të rinjë.

Në grupin e ambasadorëve që janë pensionuar ose u kapërfunduar mandati bëjnë pjesë edhe Ilir Boçka, ambasador në Serbi, Roland Bimo, ambasador në Austri dhe Visho Ajazi, ambasador në NATO.

(r.m.)