Tiranë, 20 janar 2025 – Presidenti i Shqipërisë Bajram Begar e ka uruar Donald Trumpin për marrjen e detyrës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes një postim,I në plaformën X.
Presidenti Begaj ka theksuar se Shqipëria krenohet me aleancën dhe miqësinë e saj të fortë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se ajo mbetet e përkushtuar për të forcuar më tej partneritetin mes dy vendeve.
“Urime të ngrohta për Donald Trumpin, i cili u betua si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të qëndrojnë si dëshmi e vlerave të qëndrueshme të demokracisë. Shqipëria krenohet me aleancën dhe miqësinë e saj të fortë me SHBA-në dhe mbetet e përkushtuar për të forcuar më tej partneritetin tonë”, ka shkruar Presidenti Begaj.
(r.m.)