Begaj: Këto zgjedhje nuk janë të partive politike, por të qytetarëve

Tiranë, 14 maj 2023 – Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, votoi në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjes”, në Tiranë.

I shoqëruar nga bashkëshortja, ai ka kryer procesin e votimit biometrik.

“Sot është një ditë e rëndësishme në demokraci, dita e zgjedhjeve. Edhe unë e ushtrova detyrën time. Sot çdo qytetar ka të drejtë që të dëgjohet përmes votës së tij.Këto votimet nuk janë të partive politike, por të qytetarëve”, tha Begaj pas voootimit.

(r.m.)