Prishtinë, 10 prill 2025 – Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ardhmja e përbashkët e Kosovës dhe e Shqipërisë duhet të jetë në Bashkimin Evropian. Ai theksoi se Shqipëria do të qëndrojë afër Kosovës edhe në kohë paqeje.
“Ne duam të jemi pjesë e Evropës, sepse i përkasim asaj me vlera e histori. Jemi një popull që beson te demokracia, liria, drejtësia dhe te vlerat euroatlantike të një Shqipërie të zhvilluar. Shqipëria dhe Kosova duhet ta shohin një të ardhme në një rrugëtim të përbashkët drejt Bashkimit Evropian”, tha Begaj të enjten në Gjilan, ku u shpall të enjten “Qytetar nderi”.
Presidenti i Shqipërisë u nderua me këtë mirënjohje për ndihmën ofruar Kosovës gjatë luftës më 1999 dhe për kontributin e dhënë për pavarësinë e Kosovës.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, tha se mbështetja e Shqipërisë është jetike për procesin e integrimit të Kosovës në familjen evropiane.
“Në këtë kohë, kur Kosova po e konsolidon shtetësinë e saj dhe po synon të bëhet pjesë e familjes evropiane, roli i Shqipërisë, si mbështetëse i fortë mbetet jetik”, tha Hyseni.
Kontributin e z, Begaj për Kosovën e vlerësuan edhe përfaqësuesit e partive politike në Asamblenë komunale të Gjilanit
Presidenti Begaj do të qëndrojë në Kosovë dy ditë. Ai do të zhvillojë takime edhe me krerët e institucioneve shtetërore dhe të subjekteve politike.
(r.m.)