Begaj nuk do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga Mitsotakis

Tiranë, 18 gusht 2023 – Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, nuk do të marrë pjesë në një takim joformal me liderët e Ballkanit Perëndimor të ftuar mga kreminsitri grek, Kyriakos Mitsotakis, në Athinë, më 21 gusht 2023.

Kabineti i Presidentit të Republikës ka thënë se Begaj nuk do të marrë pjesë në takim “për shkak të axhendës së përcaktaur më herët”.

“Në përgjigje të interesimit tuaj, ju bëjmë me dije se më 14 gusht 2023, Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i ka dërguar një ftesë Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, për të marrë pjesë në një darkë informale, më 21 gusht 2023, në Athinë. Një ditë më pas, më 15 gusht 2023, Presidenti Begaj në përgjigjen e dërguar, pasi e vlerësoi vëmendjen që Kryeministri grek Mitsotakis i kushton zhvillimeve të lidhura me sigurinë e Evropës, shprehu gjithashtu keqardhjen për pamundësinë e pjesëmarrjes për shkak të një agjende të përcaktuar më herët”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Presidentit të Shqipërisë.

Kreminsitri grek, Kyriakos Mitsotakis, e ka ftuar në darkë Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe jo Kryeministrin Edi Rama. Kjo bie në sy më shumë tani, kur mes Greqisë dhe Shqipërisë janë shkëmbyer kritika reciproke, pas arrestimit të kryetarit të zgjeedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.

Në kët darkë janë ftuar: Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, Presidenti i i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Kryetarja e Këshillit të  Ministrave të Bosnjës e Hercegovinës, Borgiana Christo, dhe Presidentja e Moldavisë, Maya Sandu.

(r.m.)