Tiranë, 17 qershor 2023 – Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një seri takimesh me krerët e shteteve të rajonit, në margjina të Forumit e Prespës për Dialog, njoftoi zyra e Presidentit.
Në njoftim thuhet se Begaj ndau me presidentët e vendeve të rajonit vizionin për respekt të ndërsjellë, dialog, bashkëpunim dhe gjithëpërfshirje, si faktorë shumë të rëndësishëm për paqe, stabilitet dhe prosperitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Në qendër të bisedave ishin zhvillimet në pjesën verioe të Kosovës.
Presidenti Begaj nënvizoi nevojën që vendet e rajonit, anëtare në NATO, të flasin me një zë për parandalimin e provokime të ndryshme që e destabilizojnë Kosovën dhe gjithë rajonin.
Pjesë e diskutimeve me presidentët ishin edhe efektet që ka prodhuar lufta në Ukrainë për rajonin në tërësi, si dhe çështje me interes dypalësh.
Begaj u takua në Prespë me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq dhe Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq.
(r.m.)