Belind Këlliçi thirret sërish në SPAK lidhur me kallëzimet që i ka depozituar ai

Tiranë, 26 dhjetor 2024 – Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme sërish të enjten.

“Pa merak, sepse jam përherë transparent. Do të futem dhe do t’ju njoftoj”, u deklaroi ai gazetarëve, para se të hynte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Panorama.com raporton se Belind Këlliçi është paraqitur në SPAK edhe me datën 25 nëntor, për kallëzimet që ai i ka depozituar në organin e akuzës.

Kujtojmë se Këlliçi i ka bërë në SPAK disa denoncime lidhur me inceneratorin e Tiranës dhe lidhur me ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë për dosjen “5D”.

Këlliçi e ka depozituar në SPAK Edhe një kallëzim ndaj Drejtorit të Prokurimeve në UKT, gjatë kohës që drejtohej nga Redi Molla, shtetasi Elvin Tivari.

 Sipas tij, vartësi i Redi Mollës, i cili kanë qenë pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, rezulton të jetë bërë pronar i një firme, e cila është aksionere në një hotel të ndërtuar në Dhërmi.

Ish-deputeti demokrat E ka denoncuar në SPAK Edhe Arbajn Maznikun. Ai ka thënë se Mazniku, me firmën e tij, i ka shembur 13 pallate në Tiranë, në marrëveshje me kompaninë “5D Konstruksion”.

(r.m.)

Comment

*