Beograd, 13 prill 2025 – Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka shprehur “shqetësim serioz” për njohjen e shtetit të Kosovës nga Sudani.
Në një deklaratë të lëshuar më 13 prill, kjo ministri e ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e pushtetit aktual të Sudaniot për të marrë vendime të tilla.
“Situata aktuale politike në Sudan e karakterizuar nga pasiguria dhe mungesa e legjitimitetit të pushtetit aktual, vë në dyshim vlefshmërinë e vendimeve të tilla ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.
“Kapaciteti i Qeverisë aktuale të Sudanit për të marrë vendime me rëndësi jetike për marrëdhëniet ndërkombëtare”, thuhet më tuejt në deklaratë.
Ministria e Jashtme e Serbisë e ka cilësuar vendimin e presidentit të Sudanit për njohjen e shtetit të Kosovës si “shkelje të rëndë të parimeve të së drejtës ndërkombëtare, Kartës së OKB-së dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”. Ajo i ka bërë thirrje që Qeveria e Sudanit që ta rishqyrtojë këtë vendim.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi të shtunën se Sudani e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ajo u njoftua me këtë vendim nga ministri i Jashtëm i Sudanit, Ali Yousuf al-Sharif, gjatë Forumit të Diplomacisë në Antalia të Turqisë.
Presidentja Osmani tha se Kosova dhe Sudani janë pajtuar të vendosin marrëdhënie diplomatike midis tyre.
Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Sudani është e dyta brenda disa javësh. Në fund të marsit shtetin e Kosovës e njohu edhe Kenia. Edhe kjo njohje shkaktoi zhgënjim të madh në Serbi. Autoritetet nun e fshehën drone se shembullin e Kenisë do ta ndjekin edhe vendet tjera të Afrikës Qendrore të cilat nuk e kanë bërë ende këtë, duke qenë se ky shtet është ndër shtetet më të zhvilluara në atë pjesë të Afrikës.
(r.m.)