Tiranë, 12 prill 2022 – Berisha ka thënë se Alibeaj e ka pushuar të qeni kryetar i grupit parlamentar në momentin që e ka ngritur padi ndaj partisë, si është shprehutr, “për llogari të qeverisë”.
“Asnjë tolerancë. Pas vendimit të tij për të paditur PD-në për llogari të qeverisë në gjykatë, unë them se ai, për mua, pushon së qeni kryetar i grupit parlamentar”, ka thënë ai të martë, pas mbledhjes së grupit parlamentar, ku, sipas tij, u diskutua për bashkimin e partisë.
Berisha ka vlerësuar se padia e Alibeajt nuk ka asnjë bazë.
“Padia nuk ka asnjë bazë. Është sikur të mos pranosh një proces që sot nuk e kundërshton asnjë shqiptar”, ka thënë Berisha.
Ai ka thënë se Alibeaj e konsideron veten kryetar të komanduar të PD-së, por nuk një fjunksion i tillë nuk ekziston.
“Nuk ka asnjë tagër sepse ai e konsideron veten kryetar të PD në një kohë kur nuk ka asnjë funksion të tillë”, ka thënë Berisha.
(Sipas Panorama.al)
Alibeja nuk eshte ndonje cilesi e veçante,Por,krahasuar me Berishen ne çfare niveli te shemtuar ka arritur dhe nenbishtit te tij Basha, Alibeja prap ka nje dallim pozitive.Por PD-ja ka kandidate cilesor te tjere,duke h ikur nga kandidatet e klanit partyiak te deritashem kriminal te PD.Te shkohet Vetem ne kauadro te reja te pakompromituara deri tash,por qe i dalin zot terheqjes nga programi dhe plateforma e deritashme politike e PD-s.