Tiranë, 22 prill 2022 – Ish kryeministri Berisha akuzoi sot ambasadoren amerikane, Yuri Kim se po ndërhyn në gjykatë lidhur me çështjen gjyqësore në të cilën është Partia Demokratike.
“Askush nuk mund t’i diktojë kësaj opozite akuzat që duhet të bëjë dhe s’duhet të bëjë. Pashë aty shqetësim edhe për akuzat. T’i harrojë kush përpjekjet që mund të diktojë. Unë publikisht sot para mediave shpreh keqardhjen, por edhe denoncimin tim për ndërhyrjet e saj direkte në procesin gjyqësor. Javën e kaluar unë iu informova, thashë se kam informacion për dy burime. Së fundmi, guvernatorja bën takime për procesin gjyqësor i cili në mënyrë absolute nuk ka asnjë bazë ligjore.
Sepse kurrë sipas përcaktimit të procedurave të kodit civil nuk mund të konsiderohet palë ajo që nuk është palë. Dhe unë këtu, i bëj thirrje qeverisë së SHBA-ve të ndalojë ndërhyrjet e saj, e përfaqësues së saj në proceset gjyqësore në Shqipëri”, u shpreh Berisha.
(BalkanWeb)