Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, i ftuar në “Zonë e Lirë”, ka thënë se Lulzim Basha, ka udhëtime të anuluara për në SHBA.
Ai ka thënë ndër të tjera se vendimi i marrë është i tiji personal, e për interesat e tij e jo të PD.
“Ka udhëtime të anuluara. Unë di ai me mua ka bërë një bisedë 3 ditë përpara ku më thotë se si do ia bëjmë se na del probleme i atij ligjit, të dekriminalizimit. I them nuk ka asnjë lidhje, kurse ky është në përgjithësi”, tha Berisha.
(BalkanWeb)