Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar sërish dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike Lulzim Bashës i cili sipas tij nuk njeh statut dhe ka thyer çdo ne.
Nga Librazhdi ku po mban Foltoren e radhës, Berisha u është përgjigjur edhe akuzave për lidhjen e tij me eksponentë të krimit për mbledhjen e firmave për thirrjen e Kuvendit. Berisha tha se asnjë person nuk e ka denoncuar më shumë se ai Suel Çelën.
Sa i përket firmave ai tha se ata u tremben atyre dhe se tashmë nuk janë 4200, por po shkojnë 5000.
“Ne hymë në këtë vjeshtë si njerëz thellësisht të lënduar, si një shoqërie e cila nuk votoi dot si shoqëri e qytetëruar. Vërtet Edi Rama rrëmbeu vota si asnjëherë më parë duke përdorur të gjitha potencialet e shtetit si në diktaturë. Por pengkryetari i cili u zotua se do të mbrojë votën tuaj harroi çdo zotim, shkelmoi çdo zotim dhe u mor vetëm me karrigen e tij dhe filloi bashkëpunimin e turpit me Edi Ramën. PD-në e shndërroi në një ministri të narkoshtetit shqiptar. Këto ndodhën pasi ne kaluam nga një rekord të zi në një tjetër rekord të zi. Në Shqipëri si kurrë në ndonjë vend tjetër borxhi u rrit me 5 herë më shumë se në 8 vitet e mëparshme. Shqiptarët masivisht po largohen nga Shqipëria si njerëz të pashpresë pasi opozita nuk ndezi dot dritën e shpresës në zemrat e tyre. Kryetari i saj u dëshmua një peng i turpshëm në krye të opozitës shqiptare. Ai sot jeton në katër mure duke iu lutur pengmarrësit të tij. Po ik jep dorëheqjen se jue jemi parti e dinjitetit dhe idealeve. Një njeri i shkolluar në perëndim që nuk njeh asnjë rrgull moral dhe ligjor. Sot ai ka në dorë vetem ligjin e partisë, statutin duke thyer çdo nen. Për të Këshilli, Kuvendi nuk ekzistojnë. Sot ai ka njoftuar se ka marrë ftesë për në SHBA. Lulzim në Shtëpinë e Bardhë shkoi edhe Saimir Tahiri, ti shkon aty me dy dosje të rënda. Dosjen Muzin dhe Toyota Yaris, këtë të dytën e ndan me Taulant Ballën, për të parën 3 vite më parë u nis në SHBA, një grup demokratësh doli ta priste, por nuk erdhi. Po të vinte do të arrestohej thanë. Dosja Muzin është përvëluese për të. Po dridhen themelet e narkoshtetit. Ata kanë frikë të shkojnë të kontrollojnë formularët duke i konsideruar lluam ata që shkojnë në Foltore. Peng Basha bëri fjalë edhe për lidhje me krimin të miat dhe Foltores. Suel Çelen e kam denoncuar më shumë se askush tjetër. Shkoni në Facebookun e Lulzim Bashës nuk e ka përmend asnjëherë. Shikoni tabulatet e bisedave tona ku më kërkonte mos i përmendja emrin. I ka ngelur vetëm shpifja dhe tërbimi. Pengun e urdhëruan të thërrasë antiKuvendin e datës 18. Lidhur me firmat jo vetëm që janë 4200 por po shkojnë drejt 5000. Pse ne nuk i publikojmë? E para është ligji i të dhënave, neni i Kushtetutës për mbrojtjen e të dhënave personale. Kanë frikë dhe tmerr prej tyre”- tha ai.
(BalkanWeb)