Berisha: Disa ministra të kabinetit Rama kanë paraqitur dorëheqje për takimet me McGonigal

Tiranë, 30 janar 2023 – Kryetari i PD-së, Sali Berisha, i ka bërë thirrje Edi Ramës që të jape dorëheqje nga pozita e kryeministrit, për shkak të raporteve me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, të cilit i ngarkohen 14 akuza nga sistemi i drejtësisë në SHBA.

Berisha ka thënë se disa ministra të kabinetit të Ramës tashmë kanë paraqitur dorëheqje për shkak të takimeve që kanë pasur me McGonigal.

Sipas Berishës, përveç Ramës, akuzon kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dh eish-ministrin damian Gjiknuri për përfdshirje në skandalet me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.  

“I them Ramës largohu, jep dorëheqjen me kabinetin tënd të kalbur. Di që ka minsitra të cilët kanë paraqitur dorëheqje, për shkak të kontakteve që ata kanë pasur me McGonigal, por nëse bëhet fjalë për zëvendës të hapur të interesave ruse në Shqipëri ky është Damian Gjiknuri.

Gjykata rrëzoi tenderin që ua dha kompanive ruse në 3 zona për shpim nafte, në kundërshtim me ligjin. Pra, jemi vetëm në fillimin e një tërmeti e do i them Ramës që ky do jetë një cunam popullor, nuk e mbron më askush.

Veliaj kreu një udhëtim të fshehtë, është në tavë, kokë e xhep i implikuar. Shkoi për të dëshmuar apo për ndonjë arsye tjetër, atë le ta sqarojë hetimi, por ky pushtet është i kalbur dhe duhet të ikë një ditë e më parë’, u shpreh Berisha.

I pyetur nëse ishte në dijeni se cilë ministra kanë dhënë dorëheqje, Berisha tha:

“Unë disponoj dokumente autentike për atë që thashë, por do t’i bëj publike në momentin real. Disponoj dokumente të pakundershtueshme”, tha Berisha.

(r.m.)