Berisha: “Diversiteti i veprimeve tona nuk do të njohë kufi”

Tiranë, 8 janar 2022 – Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tregoi si të do të veprohet më tej për marrjen e selisë së PD-së.

Në një konferencë për gazetarët, Berisha theksoi se “diversiteti i veprimeve” nuk do të ketë kufi.

Berishapërsëriti se protesta e mbështetësve të tij para selisë së PD-së nuk ishte e dhunshme dhe policianuk kishte arsye të ndërhynte për të shpërndarë protestuesit.

“Policia nuk mund të ndërhynte kurrë në territorin e ndërtesës së një partie politike. Aty nuk ndodhi asgjë kërcënuese. Fakti që nuk ka një njeri të gërvishtur e dëshmon karakterin paqësor të kësaj proteste”, tha Berisha.

Berisha tha se anëtarësia e Partisë Demokratike, siç u shpreh, “e ka ndërmend t’i qëndrojë besnike non violencës”, pavarësisht prej reagimeve të policisë.

“Diversiteti i veprimeve tona nuk do të njohë kufi”, theksoi Berisha.

Ai tha se protestuesit e grumbulluar para selisë së Partisë Demokratike të shtunën kishin qëllim të hapnin dyert e blinduara të selisë.

“Kjo protestë kishte detyrë të hapte dyert e blinduara të mbyllura nga Edi Rama me pengun e tij Lulzim Basha”, tha Berisha.

Sipas tij, protesta e arritiqëllimin e saj.

“Në fakt, protesta dyert i hapi. Nderim i madh për të gjithë ata protestues të cilët me guxim, vendosmëri dhe gjakftohtësi i çanë blindat e Edi Ramës dhe peng Bashës, pa gërvishtur qoftë edhe një person të vetëm”, theksoi ai.

Berisha e akuzoi policinë përpërdorim të tepruar të gazit lotësjellës, për përdormin e forcës së tepruar dhe për arrestimin e protestuesve të cilët ai i quajti paqësorë.

“Banditët e Edi Ramës u panë duke qëlluar me të gjitha mjetet mbi demonstruesit. Janë të plagosur dhe kanë kaluar nëpër spitale 12 demonstrues. Janë ndaluar pa asnjë motiv të rinj të kapur në rrugë për fajin e vetëm se kanë marrë pjesë në protestë. Janë rreth 40 protestues”, tha Berisha.

Ai paralajmëroi se protesta për hyrje në selinë e PD-së do të vazhdojë, duke theksuar se protestuesit janë të vendosur të mos tërhiqen nga ky qëllim. 

“Ajo çka më ka impresionuar më shumë është vendosmëria e protestuesve për të qëndruar të pamposhtur. Ata kanë sot vetëm një pyetje: kur do të kthehemi përsëri?”, u shpreh Berisha.

(r.m.)