4200 firma për mbledhjen e Kuvendit të PD-së, sqaron kreu Paloka: Janë në zyrën time

Sali Berisha është gati për një 11 dhjetor të dytë. Partinë që e themeloi në 1990 është gati për ta rithemeluar.

Ka mbledhur 4200 firma që prej nisjes së turit të foltores të cilat tha se do t’ja dorëzojë kreut të Këshillit Kombëtar të selisë blu, Edi Paloka, së bashku me kërkesën për thirrjen e Kuvendit të PD dhe rendin e ditës.

“Do të jenë në kasafortën e zyrës së kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD” tha Berisha pas konferencës për mediat.

Kjo për të ruajtur pivatësinë e të dhënave personale pasi formularët kanë jo vetëm gjeneralitetet por edhe numrin e kartës së anëtarësisë dhe kartës së identitetit.

“Verifikimi i mandateve sipas rregullit të çdo Kuvendi bëhet vetëm nga Kuvendi, vetëm Kuvendi ka të drejtën statutore të verifikojë mandatin e zonjës apo zotërisë që ka firmosur formularin” sqaroi Berisha.

Ndërsa 4200 formularët do ti dorëzohen Palokës, Berisha tha se vijon ende mbledhja e firmave.

Berisha, kërkesë Palokës për thirrjen e Kuvendit të

 
 

Kanë mbërritur në selinë e PD 4200 firma të delegatëve për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.

Kreu i Këshillit Kombëtar të selisë blu, Edi Paloka, në një deklaratë për mediat është shprehur se firmat janë depozituar në zyrën e tij, ndërkohë bën me dije se formularët do të qëndrojnë mbyllur deri më 11 Dhjetor.

Ai thotë se verifikimin e formularëve do e bëjë Kuvendi, ndërkohë shton se do të ruhet mbrojtja e të dhënave të delegatëve që kanë firmosur.

Edi Paloka: Po zbatojmë detyrimin ndaj delegatëve të Kuvendin për të mbledhur Kuvendin siç  e kanë kërkuar ata. Firmat janë depozituar në zyrën time. Nuk ka detyrim dhe asnjë institucion që të bëjë verifikimin e këtyre formularëve përveç Kuvendit të Partisë Demorkaitke. Procedura do të ndiqet edhe këtë herë. 

Një kërkesë të veçantë naga ata është që të ruhet fshehtësia e të dhënave të tyre. Është e drejtë mbrojtja e të dhënave personale. Këto formularë do hapen ditën e Kuvendit të jashtzakonshëm, ku do të bëhet verifikimi një për një i mandateve. Unë jam jë nga ata që nuk ka firmosur, por do zbatojë kërkesën e Kuvendit. E drejta për të mbledhur Kuvendin është e delegatëve, ne kemi detyrimin që të ndjekim proce4durat që Kuvendi të shkojë në zbatim. Do ketë një komision që të verifikojë mandatet.

oranews

Flamur Noka, Edmond Spaho, Aldo Bumçi, Klevis Balliu, Albana Vokshi, Indrit Hoxha dhe të tjerë kanë shkuar mbrëmjen e sotme në selinë e PD për të dorëzuar 4200 firmat e mbledhura për thirrjen e Kuvendit Kombëtar. Vetë ish-kryeministri Sali Berisha që ka iniciuar një lëvizje në PD pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar dhe ka mbledhur firmat për thirrjen e Kuvendit nuk ka shkruar në PD.

 
 


Firmat do t’i dorëzohen kreut të Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka. Kuvendi është vendosur më 11 dhjetor, ndonëse lideri i PD-së Lulzim Basha nuk e ka pranuar dhe ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë Kuvend anti-amerikan, duke iu referuar vendimit të DASH për shpalljen e Berishës ‘non grata’ nga SHBA, gjë që solli edhe vendimin tij për ta pezulluar nga grupi parlamentar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  1. 1
balkanweb